Apr 3, 2008 12:11
16 yrs ago
2 viewers *
English term
Strengths and Difficulties Questionnaire SDQ
English to Albanian
Medical
Psychology
Behavioral screening questionnaire used in pszchologz to screen children mental, behavioral and emotional development. Faleminderit paraprakisht për ndihmën si mund ta përkthej këtë term.
Proposed translations
+1
5 hrs
Selected
Pyetësor mbi aftësitë dhe vështirësitë
Pershëndetje!
Jam i ndergjegjshem qe kam me pak eksperience se personat e tjere qe kane dhene pergjigje por ne pergjithesi jam kunder perkthimit fjale per fjale. Mundohem gjithmone qe fjalite te tingollojne natyrshem ne shqip. Per mendimin tim "pikat e forta" nuk tingellon edhe aq natyrshem.
Edhe ne Italisht per shembull ky pyetesor ka nje titull te pershtatur me se miri "Questionario sulle capacita e sulle difficolta"
Faleminderit.

Note from asker:
Gentiana, ky është një letër nga qendra mjekësore që dërgohet prindërve. Aty vetëm përmendet emri i SDQ-së, që është bashkëngjitur me këtë. Faleminderit shumë për këshillat Tuaja. Shumë bukur nga ana Juaj se aq gjerë donit të sqaroni këtë problem :) |
Peer comment(s):
neutral |
Fabiana Papastefani-Pezzoni
: Përshëndetje Erjon, në fushën e mësimdhënies për fëmijë me vështirësi mësimnxënie fjala "aftësi" është ajo që një fëmijë bën mirë, jo edhe aq mirë, keq. Ndaj thuhet "Me aftësi të fukizuara" etj. Ky formular duhet të pasqyrojë anët e forta e vështirësitë.
10 mins
|
Pershendetje Fabjana. Nqs kjo do te ishte perkthyer nga italishtja nuk besoj te ishte shprehur njeri "anet e forta. kjo per te sqaruar se sa ndikon fjala e huaj ne perkthim. Dhe me sa di une ky pyetesor behet per te nxjerre ne pah veshtresite ndaj aftesi
|
|
neutral |
Gentiana Kasemi
: Bëra një kërkim në WEB e pashë që në italisht ekzistojnë dy përkthime: edhe si "punti di forza" edhe si "capacità"; ajo që i bashkon është që në fund të titullit kanë shtuar "(SDQ-ITA)" sikurse në të gjitha versionet e gjuhëve të tjera
2 hrs
|
agree |
Albana Dhimitri
16 hrs
|
4 KudoZ points awarded for this answer.
Comment: "FAleminderit shumë e shumë për ndihmën Tuaj. Në të vërtetë s'kam pritur sqarimin aq e gjerë :) Edhe një herë Ju falënderoj."
+4
6 mins
Pytësor mbi Anët e Forta dhe Dobësitë
Përshëndetje Inulek, Ky është një si formular që bëhet nëpër shkolla që kanë fëmijë me vështirësi në mësim marrje/nxënie (mund ta thuash në dy mënyra). Unë po bëj një studim pas universitar për Special Education Needs Children dhe jap edhe mësim në shkollën ndërkombëtare këtu në Kiev. Këtë formular, si të thuash, ose Pyetësor, e mbushim përpara se të përcaktojmë se çfarë rruge të ndjekim me këta fëmijë.
Kështu do ta thoja unë.
Shpresoj të të ndihmojë, Fabiana
--------------------------------------------------
Note added at 6 hrs (2008-04-03 18:27:39 GMT)

Inulek, mund të thuash edhe "vështirësitë". Nuk mendoj se është ide e mirë të thuash "...mbi aftësitë dhe dobësitë/vështirësitë" pasi një mësues SN (Special Needs) për fëmijë me vështirësi nxënieje mbush këtë formular ku pasqyrohen pikërisht anët më të forta dhe vështirësitë/anët më të dobëta të fëmijës. "Aftësi" është një koncept që rrethon fëmijën në shumë forma, në këtë kontekst. Një fëmijë paraqet aftësi të pota, të mira, jo të plota, të kufizuara, etj. Shumica e aspekteve tashmë janë përkthyer, edhe simptomat si ADD (Attention Deficit Disorder) - Çrregullimi i Mungesës së Vëmendjes ose shkurt Çrregullimi i Vëmendjes, etj, me përjashtim të disave, të cilat që më parë janë pranuar në latinisht, si disleksia, autizmi. Nuk të hyn në punë ndoshta, por ja një përkthim i Eliminimit të Pengesave për Nxënie: http://www.savealbania.org/pdf libra/eliminimi i pengesave.p...

Faleminderit edhe Ty, Fabiana. Në të vërtetë më keni sqaruar tepër mirë edhe çështjen e përkthimit tim, edhe shumë gjëra të tjera përsa i përket përkthimit në përgjithësi. Jam shumë falënderuese |
Peer comment(s):
agree |
pakoment
24 mins
|
Falemnderit, pakoment :)
|
|
agree |
Ledja
: Më duket me vend përdorimi i fjalës "dobësitë" në këtë rast. Një gabim shtypi: duhet "Pyetësor" (me "e"): Gjyhah që kjo faqja http://www.sdqinfo.com/b3.html nuk e ka dhe shqipen :).
1 hr
|
Falemnderit, Ledja (heh, disleksia;) )
|
|
agree |
Eva T
: Dakord me zgjedhjen e bukur, Fabiana. Mgjt, vërejtja e Gentianës për shkronjat e mëdha në mes të fjalisë qëndrojnë: në shqip nuk shkruhet me të madhe, përveçse disa rasteve të veçanta ;) :)
4 hrs
|
E vertete Eva, e pash si titull dhe ndoqa shembullin e pyetjes.
|
|
agree |
Edlira BABAMUSTA (MCIL)
6 hrs
|
Falemnderit, Edlira :)
|
1 day 8 hrs
Strengths and Difficulties Questionnaire, SDQ (Shq.: Pyetësor mbi anët e forta dhe vështirësitë)
Unë nga ana ime do të të këshilloja të gjesh një kompromis midis lënies së titullit të pyetësorit në anglisht edhe përkthimit në shqip, sikurse më lart.
Titulli i një pyetësori anglo-sakson nuk përkthehet në asnjë lloj gjuhe e kulture tjetër, është njëfarë "emri i përveçëm", duhet lënë i pandryshuar edhe shkurtimi.
Megithatë është e këshillueshme (unë e ndjek gjithmonë këtë strategji) që në kllapa, në fillim të përkthimit, të vendosësh titullin të përkthyer në shqip. Kjo po që kryhet në përkthimin dhe përdorimin e pyetësorëve në gjuhë të ndryshme nga ajo e origjinës.
Në versionin në shqip, në ndryshim nga versioni anglez, gërmat fillestare të fjalëve (inicialet) nuk shkruhen me të madhe, por me të vogël "Pyetësor mbi anët e forta dhe vështirësitë".
Kjo është një veçanti e shqipes.
Në rast se titulli i pyetësorit përsëritet gjatë tekstit, apo do të përdoret nga të tjerë, mund të ndiqen këto taktika në mënyrë të ndërthurur:
Mund të përdorësh kategorinë gramatikore të quajtur "ndajshtim" (në anglisht "apposition"):
- pyetësori/i, e, të, së pyetësorit/pyetësorin "Strengths and Difficulties Questionnaire";
- pyetësori/i, e, të, së pyetësorit/pyetësorin SDQ;
Mund të përdorësh thjesht shkurtimin në më të shumtën e herëve:
- SDQ-ja, SDQ-në, SDQ-së;
Ndonjëherë, nëse konteksti është i qartë, përdor vetëm fjalën:
- pyetësor
E rëndësishme është që në fillim të tekstit, të kesh përkthyer në kllapa titullin në shqip.
Në italisht, sikurse në shumë gjuhë të tjera (www.sdqinfo.com)është e vërtetë, ky pyetësor është përkthyer edhe në titull, por ka një ndryshim nga konteksti shqiptar:
Në fund të përkthimit versionet e përkthyera në gjuhë të ndryshme kanë të shkruar: "SDQ-emri i vendit në gjuhën e të cilit është përkthyer".
Kjo do të thotë që pyetësori origjinal ështe anglez, por është përshtatur në kontekstin gjuhësor e kulturor të një vendi tjetër. Adaptimi dhe standardizimi i një test-i në një kulturë tjetër është një proçes kërkimor shumëvjeçar: këto kërkime bëhen në Itali e në shtete të tjera ku kërkimi psikologjik dhe vlerësimi diagnostik psikologjik ka traditat e veta, ndërsa në Shqipëri këto gjëra mungojnë akoma: NUK KA PYETESORE TE ADAPTUAR PERFUNDIMISHT NE GJUHEN E KULTUREN SHQIPE.
Versionet provizore të test-eve të përkthyer por të paadaptuar përfundimisht quhen "VERSIONE EKSPERIMENTALE"; ndonjëherë kjo shkruhet në fund të titullit.
Në italisht gjithsesi është përkthyer në dy mënyra:
"Questionario sulle capacità e le difficoltà (SDQ-Ita)";
"Questionario sui punti di forza e le difficoltà (SDQ-ITA)"
pra:
- pikat/anët e forta dhe vështirësitë;
- aftësitë dhe vështirësitë;
Problemi ynë është që përsa i përket fjalës "aftësi" ne në shqip, kemi vetëm këtë fjalë për t'iu referuar si fjalës angleze "ABILITY" ashtu edhe fjalës "CAPACITY". Do të ishte mirë që fjalën "aftësi" ta përdornim për "ability", me qëllim koherencën konceptuale të terminologjisë në fushat e AFTESISE SE KUFIZUAR.
Do të thosha të njëjtën gjë për "dobësi": do të mund të përdorej qoftë për "impairment", "weaknesses", "difficulties": unë do ta ruaja për "impairment": edhe ky koncept kyç në fushën e paaftësisë (të shihen versionet e OBSH-së mbi klasifikimin e nivelin të funksionimit dhe/ose të aftësinë së kufizuar - i fundit është ICF-ja).
Zgjedhja varet nga konteksti yt Inulek, nga kushtet e autorit që ka të drejtat e autorësisë (Goodman) në "Translation Agreement", qëllimet e përdorimit të përkthimit: por këto gjëra unë nuk i di.
Nëse vendos ta përkthesh, e sidoqë te jetë ky i fundit, për hir të saktësisë të këshilloj të ruash në fund të titullit shkurtimin: SDQ-ALB, apo SDQ-SHQ.

Discussion
Falemnderit, Gentiana