This question was closed without grading. Reason: No acceptable answer
Oct 2, 2012 15:35
12 yrs ago
Albanian term

DA

Albanian to English Law/Patents Government / Politics
Nga një dokument i lëshuar në Republikën e Kosovës:

"Në bazë të Aktvendimit të DA nr. 1234567 bëhet korrigjimi i mbiemrit prej ABC në CBA."

E vetmja mundësi ku më shkon mëndja do të ishte Departamenti/Dega Administrativ/e, por nuk jam i bindur se nuk është përcaktuar më saktësisht....

Discussion

Sherefedin MUSTAFA (asker) Oct 5, 2012:
Çertifikatë lindjeje Ishte dokumenti që përktheva. Në të ndodhej shënimi që përfshinte shkurtesën DA, pra, edhe një herë: nuk ka asnjë lidhje me çfarëdo organi apo enti arsimor. Pse përgjigjemi pa pasur idenë se për çka bëhet fjalë?! Me çdo respekt për përkthyesit e mirëfilltë.
Klementina Shahini Oct 5, 2012:
Agree Somehow, I agree with your last statement that it is not worth it to continue our discussion even though I enjoyed it because you always learn from discussions that are based on transparency, fairness and different prospective. It helps you for the present and definitely for your future work. I continued my discussions trying to understand your point of view and prospective.
Thank you for being so professional.
Have a great week end!
Klemi
Iliana2010 Oct 5, 2012:
Po jap edhe une nje sqarim të fundit, pasi u zgjatëm së tepërmi me një diskutim rreth përgjigjes me të cilën edhe vetë i interesuari nuk është dakord (duke vënë shënimin 'kurrësesi' poshtë përgjigjes).
Pra ju jeni, së bashku edhe me një koleg tjetër që ra dakord sot, jeni absolutisht të sigurt se vendimin e ka lëshuar Drejtoria Arsimore.
Personalisht, jam më se e sigurt që Ministria e Arsimit apo drejtoritë që varen prej saj nuk kanë dhe nuk kanë patur kurrë kopetenca vendimmarrjeje për ndërrim mbiemri.
Ato mund të bëjnë ndryshime në dosjet përkatëse, por që të bëhen ndryshime duhet të paraqiten dokumentat përkatëse.
Nga fjalia konkrete unë kuptoj që:
- DA ka lëshuar një aktvendim
- ky aktvendim është paraqitur në një institucion (që nuk përmendet) për të ndërruar mbiemrin.
Pra, DA nuk i refereohet institucionit ku është paraqitur aktvendimi.
DA i referohet institucionit që ka lëshuar aktvendimin, i cili më pas është paraqitur diku tjetër që nuk përmendet në fjali....

Ky është mendimi im dhe jam e sigurt që nuk e kam kuptuar gabim, m.gj.s tashmë është e kotë të vazhdojmë të diskutojmë për alternativat e mundshme (pasi diskutimet & pranimi i përgjigjeve është mbyllur).
Klementina Shahini Oct 5, 2012:
DA;DAR;MASH & Korigjim Iliona,

DA - Drejtoria Arsimor, DAR - Drejtoria Arsimore Rajonale, dhe MASH- Ministria e Arsimit dhe Shkencave janë disa shkurtime dhe terma me të cilat unë merem gati çdo ditë. Unë nuk dua të argumentoj me gjetjet tuaja se nuk i vë aspak në dyshim ato por në rastin në fjalë ne nuk kemi rast të ndryshim të të dhënave personale, kemi vetëm një korigjim, fenomen i cili për arsye që unë nuk dua të ndalem e ti diskutoj sepse nuk ështê vendi ndodhin shpesh dhe DA merret me këto fenomene. Për këtë jam shumë e sigurtë. Dikur këto ndryshime janë bêrë pa asnjë vendim por tani duhet një vendim i tillë nga institucioni që e ka bërë gabimin për t'i mos lënë vend korrupsionit.

Punë të mbarë.

Sinqerisht,

Klemi

P.S. Desha ta shtoja këtë sqarim vetëm për korrektesë ndaj jush sepse siç e shihni rasti është mbyllur menjëhere mbas përgjigjes time.
Iliana2010 Oct 2, 2012:
DA - DRejtoria Arsimore Klemi,
Dokumentat qe postova deshmojne dy fakte:
1. Ne Kosove, ndryshimi i te dhenave personale eshte kopetence e Komunës dhe organeve qe varen prej saj (P.sh. http://kk.rks-gov.net/vushtrri/Services/Gjendja-civile.aspx)
2. Ekziston nje organ qe varet nga komuna, i quajtur Drejtoria e Administratës.
Ne fjaline e plote thuhet konkretisht: ''Në bazë të Aktvendimit të DA nr. 1234567 bëhet korrigjimi i mbiemrit prej ABC në CBA''.
Pra, DA ka leshuar nje vendim ne bazë të të cilit bëhet korrigjimi i mbiemrit. Drejtoria Arsimore nuk leshon kurresei vendime per ndryshim mbiemri, emri apo te dhenash personale....
Personalisht nuk jam e sigurt 100% nese DA do te thote vertet Drejtori e Administrates, pasi nuk e njoh ndarjen e institucioneve ne Kosove dhe emertimet perkatese, POR JAM 1.000% e sigurt qe Drejtoria Arsimore nuk leshon vendime per ndryshim mbiemri. Drejtoria Arsimore mund te beje ndryshimin e mbiemrit ne bazë të nje vendimi, POR NE KETE RAST BEHET FJALE PER ORGANIN QE KA LESHUAR VENDIMIN QE URDHERON NDRYSHIMIN E MBIEMRIT.

Klementina Shahini Oct 2, 2012:
Për Ilionën: Absolutisht DA- Drejtoria Arsimore Nëse materiali shihet me kujdes nuk flitet për ndryshim mbiemri por për korigjim mbiemri, që mund të interpretohet si gabim dhe të korigjohet nga ata të cilët e kanë bërë këtë gabim. Unë nuk mund të argumentoj për këtë si fakt, por di si shumë të sigurt se DA është Drejtoria Arsimore pavarësisht nga argumentat e ndryshme të cilat mund të paraqiten.
Shembuj: Drejtori i DA, mr. Shpejtim Bulliqi i informoi drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme me vizitën që ai dhe mbikqyrësit drejtorisë komunale të arsimit u kanë bërë disa shkollave të komunës me ç’rast kanë vërejtur parregullësi në mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor.
http://www.trepca.net/2003/1203/031204-bt-podujeve-drejtoria...

http://kk.rks-gov.net/viti/Municipality/Departments/Educatio...
Iliana2010 Oct 2, 2012:
Pergjigje e mundshme: Drejtoria e Administratës M.gj.s tashme mund te jete vone, gjeta dy materiale qe mund te te ndihmojne.

1. http://kk.rks-gov.net/podujeve/getattachment/050f4445-3ce4-4...
Ketu permenden taksat dhe detyrimet perkatese per sherbime të ofruara nga komuna, ndër te cilat eshte edhe ndryshimi i mbiemrit (ne fund te faqes 3). Ne nenin 39 (fq. 32) permendet: 'Zbatimin e Rregullores e bëjnë Drejtoritë kompetente të Administratës Publike të Komunës.'

2. http://kk.rks-gov.net/prizren/getattachment/2c8f1260-3056-42...
Edhe ketu permendet kjo drejtori

Me sa kuptoj une, ne Kosovë ndryshimi i mbiemrit mund të behet edhe prane Drejtorive Administrative te Komunes.

Uroj te te kem ndihmuar sadopak.
Klementina Shahini Oct 2, 2012:
Drejtoria Arsimore Z.Sherefedin,
Mund t'ju siguroj se kjo është përgjigja e saktë. Këtë e di sepse jam pjesë e një konfederate e përbashkët dhe jam shumë e familjarizuar me këtë term. Mund ta përdorni termin pa asnjë dyshim.

Punë të mbarë!

Klemi

Proposed translations

20 mins

Drejtoria Arsimore/ Department of Education

.

--------------------------------------------------
Note added at 27 mins (2012-10-02 16:03:32 GMT)
--------------------------------------------------

http://kk.rks-gov.net/viti/Municipality/Departments/Educatio...
Note from asker:
Kursesi.
Peer comment(s):

disagree Iliana2010 : Bëhet fjalë për ndryshim mbiemri dhe është absurde që kjo të jetë një ndër kopetencat e Ministrisë së Arsimit. Ndryshimi i mbiemrit bëhet me zakonisht me vendim gjykate i cili depozitohet pranë Zyrës së Gjend.Civ.për t'u bërë ndryshimet në regjistra
1 hr
E respektoj kohën që ke harxhuar për dhënien e mendimit me të cilin nuk pajtohem fare.
agree Ahmet Murati
2 days 16 hrs
Faleminderit amurati për aprovimin dhe inkurajimin, por siç e shihni pyetja është mbyllur.
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search