Glossary entry

English term or phrase:

Translation agency

Albanian translation:

agjenci përkthimesh

Added to glossary by Monika Coulson
Mar 4, 2007 18:31
17 yrs ago
1 viewer *
English term

Translation agency

Non-PRO English to Albanian Other Internet, e-Commerce website
Agjenci për përkthime
Agjenci përkthimesh

... apo krejt ndryshe? Më intereson se cili term përdoret në Shqipëri.

Ju falenderoj paraprakisht.
Change log

May 11, 2007 14:41: Monika Coulson changed "Edited KOG entry" from "<a href="/profile/48420">Sherefedin MUSTAFA's</a> old entry - "Translation agency"" to ""agjenci perkthimesh""

Proposed translations

+4
12 mins
Selected

agjenci perkthimesh

si term eshte me i perdorshmi.
Note from asker:
Ju përshëndes Blerta dhe ju lutem për një sqarim: cila është trajta e shquar e kësaj shprehje? Agjencia e përkthimeve? Në kombinim me një emër, mund të themi p.sh. Agjencia e përkthimeve Word2Word... ?
Peer comment(s):

agree Monika Coulson : Agjenci përkthimesh
40 mins
agree Translation Link : po e saktë, ose kompani përkthimesh mund të përdoret
3 hrs
agree Eva T
20 hrs
agree Gent Suli : Agjenci përkthimesh
6296 days
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Ju falenderoj Blerta. Falenderoj gjithashtu Elvanën për propozimin e saj si edhe Monikën, Ketin dhe Evën për komentet e postuara deri tani. "
-1
20 mins

Agjensi perkthimesh

"Agjensi Perkthimesh", eshte forma qe perdoret ne Shqiperi. Me ngjan te kem pare dhe "Agjensi perkthimi" ne reklamat e agjensive.
Agjensi per perkthime nuk para perdoret. Ka dhe nje forme tjeter " Zyre perkthimesh". Shpesh ne Shqiperi, agjensite e perkthimeve jane te bashkangjitura zyrave te notereve, avokateve apo dhe agjensive turistike. Ne rastet kur zyra merret vetem me perkthime termi "Zyre perkthimesh" eshte me se i pershtatshem. Pershendetje e

--------------------------------------------------
Note added at 1 hr (2007-03-04 19:46:02 GMT)
--------------------------------------------------

Une i qendroj propozimin tim te pare Agjensi dhe jo Agjenci te bazuar te Agjensine Telegrafike Shqiptare. Ne vitet e fundit Fjala agjensi u transformua ne agjenci. e

--------------------------------------------------
Note added at 14 hrs (2007-03-05 09:15:28 GMT)
--------------------------------------------------

Monika,
Fjalori i shqipes se sotme (Pavli Qesku 1999) i referohet si Agjenci ke te drejte, (nuk di nese i referohesh ketij fjalori) por nje nga perdorimet me te vjetra qe njoh te fjales agjensi ajo e Agjensise Telegrafike Shqiptare (ATA) i eshte referuar qe nga krijimi i saj si Agjensi. Nuk behet fjala per ndjenja por ku e mbeshteta argumentin tim. Jam pletesisht dakort me ty per njesimin e gjuhes shqipe, por ndoshta ky rast nuk eshte i pershtatshem pasi flasim per nje fjale te huazuar qe eshte perdorur sipas menyres si shkruhet ose sipas menyres se si shqiptohet ne nje gjuhe tjeter. shiko www.ata-al.net Me nderime e
Note from asker:
Elvana, besoj se e keni fjalën për "agjenCi" e jo "agjenSi".
http://www.ata-al.net/index.aspx
Peer comment(s):

disagree Monika Coulson : Elvana, shikoni "Fjalorin e Shqipes së Sotme". Ne nuk mund të shkojmë sipas ndjenjave apo dëshirave tona, por duhet t'u përmbahemi rregullave të vendosura nga gjuhëtarët shqiptarë. Gjuha jonë është dhe duhet të mbetet e njësuar.
1 hr
disagree Eva T : Gjithashtu pajtohem me kolegët, Sherefedinin dhe Monikën për drejtshkrimin e fjalës "agjenci". Të gjithë duhet t'u përmbahemi rregullave dhe jo dëshirave apo argumentimeve tona.
20 hrs
agree Gent Suli : Fjalori i drejtshkrimit: Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët me burime nga latinishtja … të cilat në gjuhën shqipe kanë një “c” të ndjekur nga zanorja “e” ose “i”, shkruhen me “c”…
6296 days
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search